Dërgesa Falas në 🇽🇰, 3.00€ 🇦🇱 & 🇲🇰

Dërgesa Falas në 🇽🇰, 3.00€ 🇦🇱 & 🇲🇰
Dërgesa Falas në 🇽🇰, 3.00€ 🇦🇱 & 🇲🇰
Dërgesa në Kosovë arrin zakonisht brenda 24 orëve. Proteina, kreatinë, gainer dhe vitamina – porosit online ose në WhatsApp dhe paguaj kur të vjen porosia.
Nuk di nga t'ia nisësh? Zgjidh çfarë do të arrish dhe të tregojmë produktet e duhura.
Kombinime të gatshme Extrifit, në një porosi.





Shesim vetëm Extrifit, si distributori zyrtar për Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.
Na gjen në rr. Adem Jashari (Tranzit). Kalo, shiko produktin dhe pyet.
Shkruaj në WhatsApp ose telefono dhe të ndihmojmë të zgjedhësh.
Pa kartelë. Paguan me para në dorë kur të vjen porosia.
Shkruaj qëllimin tënd dhe Traineri të sugjeron produktet Extrifit që kemi në stok.
Në Kosovë dërgesa është falas për çdo porosi dhe zakonisht arrin brenda 24 orësh. Në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut dërgesa me postë kushton 3 € dhe arrin për 2–3 ditë pune. Për Maqedoninë e Veriut shiko Suplemente në Shkup dhe Tetovë.
Paguan në dorëzim, kur e pranon pakon, në Kosovë, në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut. Dërgesa në Kosovë është falas, kurse në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut kushton 3 € për pako.
Mund të porosisësh direkt këtu në faqe, ose të na shkruash në Instagram @vitafit.ks, në Facebook facebook.com/vitafitkosove ose në WhatsApp +383 45 542 868, ku mund edhe të na telefonosh. Porositë online i trajtojmë deri në orën 23:00.
Dyqani ndodhet në Gjakovë, në rrugën Adem Jashari (Tranzit). Dyqani është i hapur nga e hëna deri të premten 10:00–20:00 dhe të shtunën 10:00–14:00.
Dyqani ynë fizik është vetëm në Gjakovë (rr. Adem Jashari – Tranzit). Në Prishtinë dhe në çdo qytet të Kosovës dërgojmë falas, zakonisht brenda 24 orëve, dhe paguan në dorëzim.
Proteinat janë suplemente ushqimore dhe përdoren sipas dozës në etiketë. Gjëja më e rëndësishme për siguri është të blesh produkt origjinal nga burim i njohur. Vitafit është shpërndarësi zyrtar dhe i vetëm i Extrifit për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me dokumente zyrtare nga prodhuesi — shiko ku të blini Extrifit origjinal. Nëse ke alergji ndaj qumështit ose ndonjë gjendje shëndetësore, pyet mjekun para përdorimit.
Me përvojë në suplemente që nga 2013; marka Vitafit ekziston që nga 2023.
Jo. Vitafit shet vetëm produkte Extrifit dhe është distributori zyrtar i Extrifit për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk shesim Optimum Nutrition, Olimp, BioTechUSA apo marka të tjera.
Vitafit është distributori zyrtar dhe i vetëm i Extrifit për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me dokumente zyrtare nga prodhuesi. GjirafaMall, Shopaz, Foleja, Illyrian Power dhe MuscleUp janë rishitës të autorizuar që furnizohen nga Vitafit. Shiko ku të blini Extrifit origjinal.
Të dyja janë 100% kreatinë monohidrate nga Extrifit: Creatine Germany 100% Creapure (300 g, me Creapure® nga BE-ja) dhe Creatine Monohydrate (400 g, paketimi më i madh). Kreatina rrit performancën fizike në ushtrime të njëpasnjëshme, të shkurtra dhe me intensitet të lartë. Efekti arrihet me konsum ditor prej 3 g kreatinë. Suplementet ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
Për fillim mjafton një proteinë whey e thjeshtë, si Extrifit 100% Whey Protein 2kg, që sipas prodhuesit ka 23 g proteinë në çdo servim. Nëse do edhe kreatinë, e gjen edhe si kombinim 100% Whey Instant + Creatine Monohydrate 400 g. Proteina kontribuon në rritjen e masës muskulore. Të gjitha proteinat whey i gjen te Proteina Whey.
Po, proteina mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar me kalori të kontrolluara. Proteina kontribuon në ruajtjen e masës muskulore. Suplementet ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
Zinku kontribuon në ruajtjen e niveleve normale të testosteronit në gjak. Te Vitafit e gjen te Extrifit Zinc Chelate, ku sipas prodhuesit 1 kapsulë jep 100% të dozës ditore të rekomanduar. Suplementet ushqimore nuk zëvendësojnë një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar dhe një mënyrë jetese të shëndetshme.
Certifikatat HACCP dhe ČSN EN ISO 22000 i përkasin prodhuesit EXTRIFIT, s.r.o. (Republika Çeke). Vitafit është distributori zyrtar i Extrifit për Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Kosovë: falas, zakonisht brenda 24 orëve
Shqipëri dhe Maqedoni: 3 €, 2–3 ditë pune