Dallimi mes Proteinave ne përmbajtje: Proteinat Shtazore VS Bimore

Proteinat Bimore dhe Proteinat Shtazore

Na ndiqni ne Instagram
Na ndiqni ne Facebook

Diçka që tashmë dihet është se marrja e proteinave stimulon (nxit) sintezën (krijimin) e proteinave muskulore. Përgjigjja e sintezës së proteinave muskulore ndaj marrjes së proteinave mund të ndryshoj ndjeshëm në mes llojeve të proteinës dhe burimeve të këtyre proteinave. Reagimi i ndryshëm i sintezës së proteinave muskulore varet kryesisht nga disponueshmëria pas ngrënies te këtyre aminoacideve thelbësore (në veçanti leucina) në muskuj. Disponueshmëria e aminoacideve thelbësore pas ngrënies rregullohet nga një sërë procesesh fiziologjike, duke përfshirë tretjen e proteinave, thithjen e aminoacideve, perfuzionin e muskujve skeletor, si dhe faktorë të ndryshëm dietik duke përfshirë përbërjen e aminoacideve, përmbajtjen e aminoacideve thelbësore dhe praninë e faktorëve anti-ushqyes.

Studime të shumta kanë vlerësuar sintezën e proteinave muskulore pas konsumit të qumështit dhe atë të mishit. Rritja e menjëhershme dhe e madhe e sintezës së proteinave muskulore pas ngrënies së ushqimeve proteinike me origjinë shtazore, është e lidhur me rritjen e përqendrimit të lartë të aminoacideve thelbësore në gjak, e sidomos të aminoacidit leucinë. Në anën tjetër, përgjigja e sintezës së proteinave muskulore nga produktet proteinike të sojës dhe të grurit ka pasur rritje më të vogël në krahasim me proteinat shtazore. Përgjigjet më të vogla anabolike (krijuese) tek proteinat bimore i janë atribuuar përmbajtjes më të ulët të aminoacideve thelbësore ose mungesës së aminoacideve specifike si leucina, lizina dhe/ose metionina.

Kohëve të fundit është bërë trend dieta vegane apo konsumi i ushqimeve kryesisht bimore duke lënë anash ushqimet shtazore. Për këtë arsye në mënyrë të vazhdueshme janë bërë studime sa i përket përmbajtjes proteinike të ushqimeve me prejardhje bimore. Një nga këto studime është edhe ai i Stefan H. M. Gorissen et.al i cili ka krahasuar përmbajtjen proteinike të ushqimeve bimore dhe atyre shtazore. Në grupin e ushqimeve proteinike bimore përshihen tërshëra, gruri, orizi kafe, bizelet, patatet, misri, soja, fasulet, kërpi dhe mikro algat. Ushqime këto që u krahasuan me ushqimet proteinike shtazore si mishi, veza, hirra, kazeina dhe kazeinati i kalciumit.


Proteinat Bimore VS Proteinat Shtazore
Dallimi mes porteinave bimore dhe proteinave shtazore

Bazuar në rezultatet e këtij studimi del se proteinat më të kompletuara për nga përmbajtja e aminoacideve esenciale në 100g produkt bazë janë: 
– proteinat e hirrës 34.1g/100g
– kazeinati i kalciumit 32.8/100g
– qumështi 30.3g/100g
– patatet 29.3g/100g 


Por nëse shohim aminoacidet esenciale si izoleucina, leucina dhe valina (përgjegjëset kryesore për ndërtimin e muskujve) të këtyre ushqimeve, del se produktet me përmbajtjen më të lartë të këtyre aminoacideve janë: 

– hirra me të 3 aminoacidet
– kaseinati me të 3 aminoacidet
– qumështi me të 3 aminoacidet
– patatet me izoleucinë dhe valinë
– misri me leucine


Nga kjo del se proteinat shtazore janë më të kompletuara në përmbajtjen e këtyre 3 aminoacideve. Ndërsa nëse kombinohen patatet së bashku me misrin atëherë bëhet një proteinë e kompletuar për personat qe duan të ndërtojnë muskuj dhe që kanë zgjedhur dietat vegane. 


Një aspekt tjetër i cilësisë se proteinave është edhe biodisponueshmëria e proteinave (sasia e proteinës që absorbohet nga organizmi). Kjo metodë quhet PDCAAS dhe merr parasysh përmbajtjen e aminoacideve esenciale dhe tretshmërinë e proteinave. Rezultati 1 është rezultati më i lartë i mundshëm dhe do të thotë që burimi i proteinave përmban të gjitha aminoacidet esenciale dhe mund të tretet plotësisht në mënyrë që të gjitha aminoacidet të absorbohen kur ai burim hahet. Cilësia e proteinave sipas PDCAAS zvogëlohet deri në 0. Një ushqim me vlerën 0 nuk do të siguronte asnjë aminoacid esencial. Sipas Van Vliet et.al, proteinat që absorbohen më së miri dhe që kanë profilin më të lartë të aminoacideve esenciale përfshijnë:

Qumështi    1
Proteinat e hirrës    1
Vezët    1
Kazeina    1
Proteinat e sojës    1
Patatet    0.99
Mishi i viçit    0.92
Soja    0.91
Tërshëra    0.57
Gruri i plotë    0.45


Si përfundim, ushqimet me prejardhje shtazore janë më të plota sa i përket profilit të aminoacideve esenciale dhe tretshmërisë së tyre në organizëm. Nëse jeni vegan, konsumimi i proteinës pluhur të sojës apo edhe të patates është e preferueshme ndërsa nëse dëshironi që këto aminoacide esenciale ti merrni me ushqim, atëherë kombinimi i llojeve të ndryshme të ushqimeve me prejardhje bimore do të ishte zgjidhja më e mirë për të marrë të gjitha aminoacidet esenciale.

Linku per te gjitha Proteinat: Linku

Linku Referal i Proteinave: Linku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *