PROTEINA PLUHUR – çfarë duhet të dini për të!

Çka jane proteinat pluhur?
Proteina është makronutrienti më ngopës dhe dihet se dietat e pasura me proteina kanë efekte të dobishme në përbërjen e trupit dhe metabolizmin. Një numër në rritje i studimeve tregojnë se marrja ditore e proteinave në dietë është e pamjaftueshme. Një zgjidhje për rritjen e sasisë së proteinës është marrja e proteinës pluhur në formë të suplementeve. Proteina e hirrës është një ushqim plotësues (suplement) i përdorur gjerësisht nga industritë ushqimore.

Cilat mund të jenë disa arsye për të përdorur proteinën pluhur?
Proteina e hirrës ka përqendrim të lartë të aminoacideve thelbësore si leucina dhe përveç kësaj, aminoacidet e saj janë gjithashtu burim i peptideve bioaktive që mund të veprojnë në trajtimin e rezultateve klinike si kanceri, infeksioni HIV, hepatiti B, sëmundjet kardiovaskulare, dhe osteoporozën (PMID: 26884639).

Disa prej përfitimeve të konsumit të proteinës pluhur janë:
Ndihmon në përmbushjen e nevojave ditore me proteinë. 
Është e përshtatshme për ta kombinuar me ushqime të tjera dhe ka shije të ndryshme.
Ndihmon në shtimin e forcës (kjo mund të jetë për arsye se shumë lloje të proteinës në përmbajtje kanë edhe kreatinë). 
Ndihmon në ndërtimin e masës muskulore.
Cilat janë llojet më të rëndësishme të proteinës pluhur?
Llojet kryesore të proteinës pluhur janë:
Proteina pluhur e koncentruar
Proteina pluhur e hidrolizuar
Proteina pluhur e izoluar

Cili lloj i proteinës pluhur është më i miri?
Proteina pluhur e hidrolizuar ka përparësi para proteinave të tjera sepse është më e përballueshmja për traktin tonë të tretjes. 
Për shkak se disa persona mund të jenë intolerant në laktozë dhe senzitiv në lactoalbumina, llojet e proteinës së koncentruar apo izoluar mund të shkaktojnë diskomfort në zorrë. Por jo domosdoshmërisht ndodh tek të gjithë personat dhe nuk do të thotë se janë më pak efektive se proteina pluhur e hidrolizuar.

Kazeina si suplement
Kazeina së bashku me whey përbëjnë proteinën e qumështit. Pra, kazeina është thjeshtë një fragment i proteinës së qumështit. Kazeina përbën 80% të proteinës së qumështit, ndërsa whey përafërsisht 20%. Kazeina si burim i proteinës tretet ngadalë dhe hyn ngadalë në qarkullimin e gjakut duke ofruar aminoacide në muskuj për një kohë më të gjatë. 

A është e rrezikshme proteina pluhur?
Në një studim ku është vendosur që proteina pluhur të konsiderohet si ushqim, janë bërë prova të ndryshme për rrezikshmërinë e saj të mundshme dhe se sa e sigurt është ajo. PMID: 32625992 Pjesëmarrësit e këtij studimi janë ushqyer me doza të ndryshme të proteinës pluhur (proteina pluhur e izoluar) ku vlera maksimale e saj ka qene 2000mg/kg. Në këtë hulumtim është ngritur edhe çështja se ‘a është proteina pluhur kancerogjene apo toksike’ dhe rezultatet kanë qenë negative, pra nuk ka lidhje në mes proteinës pluhur dhe efektit kancerogjen apo toksik. Ndërsa sa i përket alergjisë së mundshme të proteinës pluhur është treguar se proteina pluhur e izoluar ka mundësi për të qenë alergjike. Kjo mund të jetë për arsye të senzitivitetit në laktalbumina apo edhe intolerancës në laktozë.

Email: [email protected]
Tel: +38345705040
Instagram: @dietrainingbm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *